Pika kufitare e Kapshticës është hapur dhe tani lejohet qarkullimi i kamioneve dhe autobusëve në drejtim të Greqisë.
Pala greke për shkak të kushteve të motit kishte ndaluar ditën e djeshme lëvizjen e kamionëve dhe autobusëve.
Ndërsa ditën e sotme në doganën e Kapshticës udhëtarët kanë pritur mbi tre orë dhe janë ndjerë të shqetësuar pasi nuk kanë marrë një përgjigje në lidhje me qarkullimin e makinave.