Ish-kreu i Lëvizjes Rinore për Integrim, njëkohësisht edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari pasi Ilir Meta e largoi nga Partia e Lirisë njoftoi sot se ka dëshirë që të bashkohet me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
“Do t’i bashkohem PS nëse gjej hapësirën që unë kërkoj. Jam i majtë, në këto zgjedhje preferoj të jem pjesë e PS. Nuk kam ofertë, por preferoj të angazhohem në PS” tha ai tek Report Tv.