Gjatë natës për shkak të motit të keq, dy pemë të mëdha pranë oborrit të spitalit të Lezhës janë rrëzuar sipër disa makinave të parkuara dhe në një dyqan që ndodhej afër. Si pasojë makinat janë dëmtuar dhe dyqani.
Forcat zjarrfikëse kanë punuar për disa orë për largimin e pemëve dhe rikthimin e normalitetit.
Gjithashtu për shkak të motit të keq shumë fashtara kanë mbetur pa energji elektrike.