13 persona të cilët kishin mbetur të bllokuar në rrugën e vjetër “Korçë-Ersekë” u ndihmuan nga policia e Ersekës në bashkëpunim me atë të Leskovikut. Për shkak të rershjeve të dëborës qytetarët kishin mbetur të bllokuar pasi makinat e tyre nuk ishin të pajisur me zinxhirë.
Shërbimet e Policisë shkuan në fshatin Qafëzezë me automjete të Policisë të kalueshmërisë së lartë dhe ju dhanë ndihmë 11 personave që udhëtonin me dy automjete, si dhe dy të tjerë që automjeti i tyre kishte mbetur tek 3 Urat e Leskovikut.
Qytetarët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për ndihmën e shpejtë në kushte të vështira si pasojë e dëborës.
Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve nëse udhëtojnë drejt qytetit të Ersekës, të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore, të moderojnë shpejtësinë, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.