Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Italisë në Romë, ku do të marrë pjesë në prezantimin e “Giro d’Italia”.
Rama do të marrë pjesë në prezantimin e garës së çiklizmit, pasi Shqipëria do të jetë epiqendra e Europës për tre ditë.
Ndërkohë në vendin tonë do të mbahen tre etapat e para të turit që do të nisë në 9 maj dhe do të përfundojë në 11 maj.