Mbrëmjen e djeshme qarku i Gjirokastrës ka psur reshje të shumta intensive që kanë ndalur mëngjesin e sotëm. Lumenjtë Vjosa dhe Drino vazhdojnë të jenë brenda shtrateve të tyre dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Sipas raportimeve nga OSHEE, ndërprerjet e energjisë elektrike janë shënuar në këto zona:
– Lagjja “Demokracia”, qyteti Tepelenë
– Fshatrat Turan dhe Salari, Bashkia Tepelenë
– Njësitë administrative Petran, Frashër dhe Çarshovë, Bashkia Përmet
– Njësia administrative Zagori, Bashkia Libohovë
Ndërkohë grupet e OSHEE janë në terren dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e situatës.
Ndërsa në njësinë administrative Frashër, Bashkia Përmet, reshjet e dëborës kanë arritur trashësinë deri në 20 cm, ndërsa në njësinë administrative Zagori, Bashkia Libohovë, reshjet kanë arritur deri në 10 cm. Në këto zona rekomandohet lëvizja e automjeteve me zinxhirë për të garantuar sigurinë rrugore.