-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet e dendura të dëborës, Bypass-i i Murrizit ende i bllokuar

Kryesoret

Në qarkun e Dibrës situata vazhdon të jetë problematike për shka të reshjeve të dendura të dëborës. Rruga e Arbrit është ende e bllokuar dhe në Bypass-in e Murrizit një makinë ka mbetur e bllokuar me tre persona brenda. Ndërkohë një fadromë është nisur për të mundësuar qasje në zonën e Bypass-it.

Gjithashtu shumë njësi administrative në Qarkun e Dibrës janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalajën e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.

Në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë dhe mësimi nuk do të zhvillohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit