-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata nga moti i keq, 8 fshatra në Skrapar e Poliçan pa energji elektrike

Kryesoret

Trashësia e dëborës në disa zona përreth Tomorrit ka shkuar deri në 25-30 cm dhe rrugët nacionale të qarkut të Beratit janë të hapura. Ndërsa në 8 fshatra të Skraparit dhe Poliçanit ka mungesë të energjisë elektrike që nga dita e djeshme.

Fshatrat pa energji elektrike janë: Tomoricë, Potom dhe Bogovë në rrethin e Skraparit pas rënien e një shtylle tensioni të lartë në fshatin Kakrukë dhe fshatrat: Vokopolë, Malas, Dodovec, Xhanar dhe Panarit në bashkinë e Poliçanit.

Sipas OSHEE në Berat të gjitha ekipet janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike. Ndërsa borëpastrueset dhe punonjësit e bashkisë Skrapar dhe Poliçan po punojnë për pastrimion e rrugëve dhe zonave të bllokuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit