Pasditen e së shtunës një 25-vjeçare shqiptare arrestua pasi tentoi që të vidhte mallra brenda një qende tregtare.
Shqiptarja tentoi të vidhte mallra me vlerë 7000 euro brenda Rinascente, qendra tregtare në rrugën Santa Radegonda pranë Duomos.
Sipas mediave italiane, alarmi u dha pak para orës 17:00, kur roja i sigurisë ka parë shqiptaren teksa po përpiqej që të largohen nga objekti me rroba dhe çanta që nuk i kishet paguar. Pasi u zbulua, vajza ka pranuar fajësinë dhe u arrestua me akuzën e vjedhjes.