-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, flet vëllai i 40-vjeçarit: Kërkoj drejtësi

Kryesoret

Një 40-vjeçar u qëllua nga i dashuri i gruas së tij në një kafene në afërsi të Zogut të Zi në Fier. 40-vjeçari Gledian Hoxhallari u dërgua në spitalin e Trumës në gjendje kritike për jetën në terapi intensive.

Vëllai i 40-vjeçarit ka kërkuar drejtësi dhe ka thënë se djali ka qenë në vendgjarje në momentin që ka ndodhur ngjarja.

“Momentalisht gjendja e tij është e qetë. Në praninë e psikologëve e ka dhënë dëshminë djali. Unë nuk e di kush është ajo nënë që lë fëmijën në rrugë dhe lë ish-bashkëshortin të shtrirë duke e ditur të vdekur e ikën me të dashurin. Unë jam vetë prind e nuk mund të braktis kurrë fëmijën. Kërkoj drejtësi për tim vëlla”, tha ai.

Ai së bashku me gruan e tij Melisa Hoxhallari prej 3 muajsh ishin në proces divorci. Gjykata kishte vendosur që derisa të përfundojë divorci, djali i tyre të qëndronte ditën me 40-vjeçarin dhe në mbrëmje me nënën e tij. Gjatë debatit kur u plagos 40-vjeçari ndodhej gruaja, djali i tyre dhe autori Klement Beqaj 25 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit