Më 11 janar ka nisur regjistrimi dhe aplikimi i emigrantëve për të votuar për zgjedhjet parlamentare. Në KQZ online kanë aplikuar 8529 emigrantë me banim në diasporë.
Nga këto aplikime 1024 janë pranuar dhe pjesa tjetër janë për shqyrtim. Në aplikime dominojnë më shumë burrat 72.13% dhe moshat kryesisht të reja.
Ndërkohë një staf i KQZ, punon me tre turne për tu përgjigjur çdo kërkese dhe aplimiet do të mbyllen me datë 12 mars 2025.