Atentat i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, më 13 janar, në autostradën Fier-Vlorë, ku një 30-vjeçar, i identifikuar si Kristian Marku, është qëlluar me armë zjarri ndërsa lëvizte me automjetin e tij tip “Volkswagen”.
Pas vrasjes, autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, kanë djegur automjetin tip “Benz” që përdorën për të realizuar atentatin dhe janë arratisur. Burimet bëjnë me dije se ata mund të jenë larguar drejt Fierit, duke përdorur rrethrrotullimin e Panajasë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim autorët e mundshëm.
Atentati në autostradën Vlorë-Fier, gjendet makina e autorëve në flakë