Kryeministrja italiane, Gorgia Meloni, ka vlerësuar si një sukses të madh miratimin e “Deklaratës së Kishinaut” nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Europës, e cila njeh të drejtën e vendeve për të zbatuar zgjidhje të reja për menaxhimin e emigracionit.
Meloni thekson se modeli i qendrave të riatdhesimit, si ai i propozuar nga Italia dhe Shqipëria, po shndërrohet në një referencë europiane.
“Ajo që vetëm një vit më parë konsiderohej e diskutueshme, sot është kthyer në një parim të përbashkët për 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës. Kjo tregon se qasja italiane për menaxhimin e flukseve migratore, me seriozitet dhe qëndrueshmëri, po bëhet gradualisht një model europian,” u shpreh Meloni.









