-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazhdon paraburgimi për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin në Hagë

Kryesoret

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë paraburgimin për Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, pjesë e çështjes “Thaçi dhe të tjerët”. Trupi gjykues arsyetoi vendimin duke theksuar se ekzistojnë ende rreziqe që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra të tjera penale.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera,” njoftoi Gjykata Speciale.

Katër të akuzuarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi – gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2022. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas aktakuzës së dorëzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 30 shtator 2022.

Trupi Gjykues ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik, duke lënë mundësinë e shtyrjeve të mëtejshme në varësi të zhvillimeve në procesin gjyqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit