Zoran Milanoviç është rizgjedhur president i Kroacisë dhe ka fituar mandatin e dytë. 5 për qind e votuesve votuan për kandidatin e Partisë Socialdemokrate në opozitë. Ndërsa
Dragan Primoraç nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) në pushtet mori rreth 25 përqind.
Gjatë festës pas zgjedhjee në një qendër kulturore në Zagreb, Milanovic tha “Faleminderit Kroaci”.
“Unë e shoh këtë fitore si njohje të punës sime gjatë pesë viteve të fundit dhe si një mesazh nga populli kroat për ata që duhet ta dëgjojnë atë”, tha Milanovic.
58-vjeçari Milanoviç ka drejtuar qeverinë kroate nga viti 2011 deri në vitin 2016 dhe u zgjodh në presidencë për herë të parë në vitin 2020.