Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli u pyet në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet me tenderat e rrugëve.
Ai qëndroi më shumë se 1 orë në APAK dhe në momentin e largimit nuk ka pranuar që të flasë për mediat. Gjyli me 28 mars zëvendësoi Evis Berberin, i cili dyshohej për procedurat e tenderave.
Berberi u arrestua me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Nga hetimet ka rezultuar se Evis Berberi është i përfshirë në 6 tendera që SPAK pretendon se janë dhënë në mënyrë abuzive, 3 në kohën që ishte Drejtor i Eficencës së Energjisë dhe 3 si drejtor i ARRSH. Totali i tenderave kap një vlerë prej rreth 2.2 milionë euro