Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka “thumbuar” Endrit Braimllarin pasi u bashkua me Partinë Socialiste. Blushi ka postuar një foto në rrjetet sociale me një tjetër Braimllar, Elisedin, pjesë e forumit rinor.
“Me Super Braimllarin tonë! Edhe 100 Pranvera të reja për Elisedin, një nga drejtuesit e mrekullueshëm të forumit rinor!
Mirënjohje për punën e palodhur për zgjerimin e pandalshëm të Partisë së Lirisë dhe në veçanti për integritetin dhe vlerat e larta morale që ka dëshmuar në vite, për qëndresën, sakrificat dhe luftën e pakompromis në përballje me Narkoregjimin dhe veglat e tij.
Shumë urime dhe me Fitore” shkruan ai.