Publikohet fotoja e Kristian Markut, 30-vjeçarit që u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier -Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë. 30-vjeçari mori disa plumba që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjeti rreth 10 gëzhoja plumbash, ndërsa 300 metra larg gjeti duke u djegur një automjet tip Mercedez Benz me targa të vjedhura që dyshohet të jetë përdorur nga vrasësit.
Kristian Marku alias Kristi Bardhi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është person me precedentë penalë për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Ai është nipi i Martin Bardhit të vrarë në Rrëshen në Shtator të vitit 2023. Për këtë ngjarje u vu në pranga Martin Bardhi, ndërsa në kërkim u shpallën djali i tij, Enrik Bardhi dhe nipi Kristian Marku, i cili u vra dje. Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e përplasjeve mes dy familjeve Reçi dhe Bardhi në Mirditë.