-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i përgjigjet komentuesit: Ata që e kanë organizuar nuk e njohin fare Ballukun

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në lidhje me rrugët në Shqipëri, ku shkruan se po dëgjohen vetëm lotët e Ballukut. Rama i përgjigjet duke i thënë se Shqipëria sot ka ndryshuar në çdo aspekt dhe se gëzon respektin e të huajve.

Ai thekson se ta që kanë organizuar Giro D’Italia nuk e njohin fare Ballukun dhe me përfshirjën në këtë Shqipëria është e rilindur.

“I dashur Aurel ti thua që Shqipëria nuk ka rrugë për xhiron e Italisë sepse dëgjojmë vetëm lotet e Ballukut thua ti por rrugë nuk shohim.

Ndërkohë të zotët e punës që organizojnë xhiron nuk e dëgjojnë farë Ballukun, madje nuk e dinë kush është. Por kur kanë ardhur në Shqipëri kanë parë kushtet jo vetëm i kanë parë rrugët, por kanë bërë një vlerësim pozitiv të të gjitha kushteve.

Fjalët e tyre këto jo të miat. Ç’të të them unë, kohë e çuditshme ka ardhur me disa nga ne o vëllai im shqiptar. Deri dje nxeheshim me të huajt që nuk na hidhnin as sytë, ndërsa sot nuk i shohim ndryshimet që bëjnë mu dhe çuditemi me miliona të huaj që vijnë në këtë vend ku nuk ka rrugë, s’ka drita, s’ka ujë e bukë dhe ku vriten njerëzit çdo ditë. Nuk di çtë them për rrugët që ti i dëgjon por nuk i sheh.

Nuk ka të verbër më tepër se ai që nuk do të shikojë. Përfshirja e Shqipërisë në Giro D’Italia është certifikata e një Shqipërie të rilindur. Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare. Sot ëndrra jonë me sy hapur është realitet, se ne fitojmë falë një force të madhe popullore, që quhet PS, pa të cilën asnjë ëndërr nuk bëhet dot realitet, që të luftojmë për Shqipërinë që duam, për fëmijët tanë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit