-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot vendimi i prokurorisë për vrasjen e Liridona Ademajt

Kryesoret

Sot në ora 10:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media për rastin e Liridona Ademajt. Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj, gjë të cilën ai e ka bërë të ditur vet përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo konferencë lidhet me rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”, thuhet në njoftim. I dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së mbetet bashkëshorti i saj Naim Murseli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit