Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shëngjin të Vogël, Tiranë, ku 81-vjeçari Xhemal Meta u vra më 13 janar.
Autor i krimit është identifikuar si 64-vjeçari Isuf Hasa, i cili e goditi Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të vrasjes.