Policia e Kamëzës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka proceduar dy të tjerë. 19-vjeçari me iniciale E.N., dhe dy bashkëpunëtorët e tij 14 dhe 17 vjeç gjatë natës së 10 janarit kanë thyer dyert e një shkolle në Babrru dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestraun 3 kompujterë, 1 laptopë, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse. Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.