Mediat spanjolle raportojnë se autoritetet e këtij shteti kanë realizuar një operacion të madh kundër trafikut të drogës në Vilanova de Arousa, ku janë sekuestruar 1100 kg kokainë dhe janë arrestuar 8 persona, nga të cilët 7 janë shqiptarë.
Gjatë operacionit, u konfiskua një skaf 12 metra i gjatë, i cili kishte 1350 kuaj fuqi, një armë, dy automjete dhe pajisje komunikimi. Hetimet për këtë grup kriminal nisën në nëntor të vitit 2024 dhe kanë zbuluar një rrjet të organizuar të trafikut të drogës, me përdorimin e skafëve për transportimin e kokainës në Spanjë.
Operacioni ka treguar një kontroll të detajuar nga autoritetet, të cilat kanë monitoruar dhe identifikuar mjetet e transportit dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Hetimi ka zbuluar se organizata drejtohej ng