-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden kërkon kufizimin e imunitetit presidencial për të “goditur” Trumpin

Kryesoret

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës për të kufizuar imunitetin presidencial, duke theksuar se asnjë president nuk duhet të jetë imun ndaj krimeve që mund të kryejnë gjatë mandatit të tij.

Kjo thirrje e Biden synon të godasë ish-presidentin Donald Trump, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i dha imunitet të gjerë ish-presidentëve ndaj ndjekjeve penale për veprimet e tyre në detyrë.

“Ne duhet të ndryshojmë Kushtetutën për të bërë të qartë se asnjë president, asnjë president, nuk është imun ndaj krimeve që kryen gjatë mandatit të tij”, tha 82-vjeçari nga Zyra Ovale.

“Pushteti i presidentit nuk është i pakufizuar. Nuk është absolut. Dhe nuk duhet të jetë i tillë”, theksoi ai.

Biden ka theksuar se ky ndryshim mund të përmbyset vetëm nëpërmjet një amendamenti kushtetues, proces që kërkon mbështetje të gjerë nga Kongresi dhe shtetet federale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit