Deputetja e Partisë Demokratike Zhani Gjergji në një konferencë për mediat u shpreh se shqiptarët janë të parët përsa i përket pakënaqësisë me pensionet ose shërbimet publike. Gjergji thekson se shqetësimet që ngre opozita për varfërinë e gjysmës së shqiptarëve, Edi Rama i quan shpifje dhe të pavërteta.
“SecuriMeter 2024 thekson se Shqipëria në 4 raportet e viteve të fundit, del vendi me përqindjen më të lartë të qytetarëve që luftojnë për të përballuar jetesën.
Këto të dhëna flasin për realitetin që mundohet të fshehë qeveria.
Varfëria është mes nesh dhe në nivele alarmante.
Pas 12 viteve të Rilindjes vetëm llogaritë e qeveritarëve kanë rilindur, qytetarët kanë humbur në të ardhura dhe kanë fituar në pasiguri.
Raporti i fundit i publikuar nga SecuriMeter 2024 vërteton gjendjen e përkeqësuar të situatës së përgjithshme ekonomike të qytetarëve shqiptarë me një rënie prej 13% krahasuar me një vit më parë.
Ndaj Partia Demokratike ka hartuar një paketë të plotë të Emergjncës Ekoniimike për 110 ditët e para të qeverisjes.
Duke nisur me minimumin jetik 200 euro, rritje 20% të pensioneve mbi minimumin jetik, me caktimin e pagës minimale 500 euro, rroga mesatare 1200 euro, aplikimi i kartës së konsumatorit që rimburson tvsh e ushqimeve të shportës për ata në pamundësi, indeksim të energjisë elektrike dhe ujit për pensionistët dhe personat në nevojë.
Asnjë vend nuk mund të ecë përpara nëse gjysma e popullit është në varfëri.
Qytetarët kanë në dorë ta kapërcejnë pragun e mjerimit, ku e ka futur Edi Rama Shqiëprinë, me votën e 11 Majit.”, tha deputetja demokrate.