-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen në shtëpi bari në Liverpool, dy shqiptarët dënohen

Kryesoret

Dy shqiptarë janë dënuar nga gjykata angleze pasi u kapën në një shtëpi bari në Liverpool. 25-vjeçari Danjel Markaj dhe 23-vjeçari Pjetri Ferdinanti u dënuan me 2 vite e 3 muaj burgpasi u kapën me dy shtëpi bari me 244 rrënjë në Wirral.
Gjykata e Kurorës së Liverpoolit e ka dënuar 25-vjeçarin me 12 muaj burg dhe 23-vjeçarin me 15 muaj.
Ata u shpallën fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B (kanabis).
Inspektori dedektiv Andrew Schofield tha se fermat e kanabisit në zonat e banuara jo vetëm që shkaktojnë shqetësim për fqinjët, por përbëjnë edhe rrezik për ta.

“Operatorët e fermave të kanabisit prishin instalimet elektrike dhe prizat e mbingarkesës, duke sjellë një rrezik shumë real për ndezjen e zjarreve dhe duke treguar një shpërfillje të plotë për sigurinë e banorëve që jetojnë afër.

Nëse vëreni ndonjë shenjë që tregon se kanabisi po kultivohet pranë vendit ku jetoni dhe punoni, ju lutemi na njoftoni në mënyrë që të vazhdojmë të ndërmarrim veprime. Çdo informacion ndihmon banorët dhe punën që bëjmë, ndaj na informoni dhe ne do të hetojmë”-është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit