Ditën e djeshme një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Bullagari ku dy trena janë përplasur me njër-tjetrin. Si pasojë e goditjes kanë humbur jetën 2 persona dhe 6 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në aksident humbën jetën drejtuesi i trenit dhe një punonjës i hekurudhave shtetërore bullgare. Dy trenat e mallarave po udhëtonin në të njëjtat shina dhe u përplasën në seksionin midis stacioneve Svetovrachene dhe Kremikovtsi.
Ndërkohë autoritetet po hetojnë për ngjarjen me qëllim vënien para përgjegjësisëpersonat përgjegjës për moskordinimin e orareve të lëvizjes së trenave.