“Një teatralitet i neveritshëm. Por, mos u çudisni. Rama është i aftë të marrë çdo vendim, çdo gjest, të bëj gjithçka për të forcuar sado pak lidhjet e pushtetin e tij”. Kështu e komentoi ish-kryeministri Sali Berisha “gjunjëzimin” e Edi Ramës përpara homologes italiane Meloni.
Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha tha se, “gjatë këtyre javëve, ne kemi shpalosur programin e 100 ditëve të para, me të cilin ne synojmë të arrijmë një ndryshim shumë të rëndësishëm të gjendjes ekonomike të shtresave në nevojë si vendosja e minimumit jetik 200 euro për çdo shqiptar, për çdo pensionist që merr nën 200 euro, për çdo të papunë, për çdo qytetar në ndihmë ekonomike”.
LIVE-Berisha: Rama i dha Sazanin dhëndrit të Trumpit për të blerë influencë