Deputeti socialist Erion Braçe është larguar nga qarku i Fierit, ku ishte i angazhuar deri tani për zgjedhjet.
Arsyeja ende nuk dihet, por sipas burimeve mediatike shkak është bërë përplasja me strukturat e PS-së në këtë qark që e drejton Belinda Balluku.
Sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Tiranë duke marrë në dorë një zonë në kryeqytet.