Mëngjesin e sotëm në orën 08:40 një zjarr ka rënë në një azil-kërkues në Babrru. Dyshohet se pasojë e zjarrit është një shkëndijë elektrike.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.
Menjëherë ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Ndërsa grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.