Policia e Durrësit ka arrestuar 35-vjeçarin Aldo Dhimitri, i shpallur në kërkim për akuzat e shitjes së kanabisit.
Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor “Seventeen”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur doza të lëndës narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një celular, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Dhimitri ishte nën hetim për veprimtarinë e tij kriminale, të cilën e ushtronte në qytetin e Durrësit.