-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i digës në Bunec, merret në hetim administratori

Kryesoret

Prokuroria ka nisur hetimet për administratorin e HEC-it që shpërtheu në Bunec ditën e djeshme. Nga shembja e digës u përmbytën disa banesa e biznese dhe u bllokua rruga Sarandë-Himarë. Administratori Vangjel Ngjelo po hetohet nga prokuroria.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N. 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec” njofton policia.

“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit”, përfundoi Ministria e Mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit