Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Libonik të Maliqit. Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe si paosjë makina ka përfunduar në kanal. Në makinë kanë qenë edhe dy pasagjerë të cilët kanë mbetur të lënduar.
Ndërsa policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e nevojshme për të lënduarit. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.