Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu denoncoi sot se tek tregu në lagjen e “Kombinatit” në Tiranë policia bashkiake mësyu për të larguar tregtarët.
Sipas Balliut, pavarësisht se kanë paguar taksën, sipas ligjit dhe tezgat e bashkisë aktualisht po përballen tregtarët me policinë bashkiake e cila mesa duket është urdhëruar nga lart për këtë aksion.
“Policët bashkiakë se do të kenë fatin e drejtorëve “hajdutë” të bashkisë së Tiranës të aferës së skemës së vjedhjeve me kompaninë “5D”, të cilët ndodhen në burg” tha Balliu.