Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushatit të marrë pjesë të hënën në inaugurimin e Presidentit Donald Trump.
Kjo për arsye të vonesës së njoftimit të KQZ nga e Ministrisë së Europës dhe Punët e Jashtme të pjesëmarrjes së Bushatit në inaugurim. Sipas detyrimit që kanë institucionet shtetërore, raportimi duhet bërë 5 ditë përpara aktivitetit.
Më pas nga njoftimi që është bërë ditën e sotme KQZ e ka lejuar pjesëmarrjen e ambasadorit Bushati në ceremoninë e inagurimit të Trump.
“Ndërfaqja e raportimeve të veprimtarive publike e ndalon automatikisht një veprimtari e cila raportohet në më pak se 5 ditë përpara datës së zhvillimit të saj.
Kështu ka ndodhur me rastin e raportimit të disa veprimtarive të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Me vendim të Komisionerit, konsideruar rrethanën justifikuese të mos respektimit të afatit 5 ditor, veprimtaria është lejuar”, thuhet në njoftimin e KQZ.