Një 50-vjeçar u arrestua pasi lëvizte i armatosur në rrugët e Tiranës. Gjithashtu është arrestuar edhe drejtuesi i makinës me të cilën lëvizte 50-vjeçari. Drejtuesi i makinës 40-vjeçari me iniciale M.D., akuzohet për moskallëzim krimi. Ndërsa
50-vjeçari me iniciale E.G., rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, lënda narkotike dhe makina. Ndërsa materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.