Kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli nuk do të zmbrapset derisa të gjithë pengjet të lirohen.
Sky News shkruan se Netanyahu nuk ka dhënë paralajmërim se marrëveshja e armëpushimit nuk do të zbatohet nëse Hamasi nuk jep një listë të pengjeve që do të lirohen. Ai e ka përshkruar atë armëpushim si “të përkohshëm”, duke shtuar se ka mbështetjen e presidentit të ardhshëm amerikan, Donald Trump për të rifilluar luftimet nëse negociatat nuk përparojnë.
“Nëse ne duhet t’i kthehemi luftimeve, ne do ta bëjmë këtë në mënyra të reja, të fuqishme”, deklaroi kryeministri izraelit.