Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë te ‘Rruga e Kavajës’. Një kabinë elektrike ka marrë flakë. Si pasojë, ka ndërruar jetë një person, i cili po flinte në këtë kabinë.
“Më datë 18.01.2025, rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavajës” është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet se ishte futur në kabinë për të fjetur. Punohet për identifikimin e tij”, njofton policia.