Sipërmarrësi nga Kosova Shkëlqim Devolli po qëndron në Washington DC për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Presidentit Donald Trump. Ai ka takuar sot shefin e ardhshëm të CIA-s, John Ratcliffe.
Në takim Devolli ka uruar Ratcliffe për përzgjedhjen e tij në pozitën më të lartë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu Devolli ka njoftuar shefin e CIA-s në lidhje me gjendjen në Kosovë në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Ndërsa shefi i CIA-s ka përmendur qytetin e Pejës si një qytet prej të cilit ka disa miq dhe se do ta vititojë shumë shpejt.