Ditën e sotme një burrë ka sulmuar me thikë kalimtarët në rrugën Levontin, Tel Aviv. Sipas zëdhënësit të policisë, agresori arriti të plagosë një person, i cili u transportua menjëherë në spital për trajtim mjekësor.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forca të shumta zjarrfikëse dhe neutralizuan sulmuesin duke e vrarë atë. Ndërkohë autoritete po hetojnë rrethanat dhe motivet e sulmit, duke mos përjashtuar mundësinë e një akti terrorist.
Ngjarja ka shkaktuar panik në zonë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e plota të incidentit.