Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se zhvlerësimi i qëllimshëm i euros evropiane ka rrënuar eksportet në Shqipëri.
Xhixho thotë se përgjatë vitit 2024 janë shkurtuar mbi 10 mijë vende pune dhe rreth 50 biznese kanë mbyllur aktivitetin. Ajo thekson se qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës dhe punojnës që nuk kanë me çfarë të mbajnë familjet.
“Zhvlerësimi i qëllimshëm i euros po rrënon eksportet.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet ranë me 15.4% në 2024-n, duke shënuar të dytin vit radhazi me ecuri negative. 📉
Në mënyrë të veçantë, eksportet për kategorinë tekstile dhe këpucë kanë rënë me 20%. Kjo do të thotë mbyllje e dhjetëra bizneseve fason dhe humbje e vendeve të punës për mijëra familjarë.
Përgjatë vitit 2024 janë mbi 10 mijë vende pune të shkurtuara dhe rreth 50 biznese që kanë mbyllur aktivitetin.
Kriza në të cilën e ka zhytur zhvlerësimi i euros këtë sektor që punëson me mijëra qytetarë nuk është gjë e re. Fasonët kanë kërkuar mbështetje, por qeveria është tallur me mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe punonjës që nuk kanë me çfarë të mbajnë sot familjet.
📉Indeksi i punësimit në industrinë e fabrikave të tekstilit ka rënë më 20.8%
📉Indeksi i pagave ka rënë me 21%
📉Eksportet e veshjeve dhe këpucëve kanë rënë me 16.5%
Ajo që është rritur është vetëm fluksi i parasë së pisët që financon betonizimin e vendit. Qeveria është përfituesja direkte e shndërrimit të Shqipërisë në lavatriçe të parasë së pisët. Kjo qeveri që nuk e ka pasur kurrë prioritet as rritjen e ekonomisë dhe as qytetarin e thjeshtë.”, shkruan Xhixho.