-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alizoti thirrje emigrantëve shqiptarë: Regjistrohuni të largojmë këtë bandë kriminelësh

Kryesoret

Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Tomorr Alizoti në takimin me shqiptarët në Brescia u ka bërë thirrje që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.

Alizoti shprehet se shqiptarët nuk e kanë dëshirë që të lënë vendin, familjen, por qeveria e drejtuar nga narkobanditi Rama i ak detyruar që të marrin rrugët e botës.

“Diaspora është ajka e atij kombi të vogël, me një histori të dhimbshme e zemër të madhe. S’ka shqipatar që s’ka marrë rrugët e botës për të kërkuar fatet e tyre. Në momentin kur njeriu ik diku tjetër, njeriu s’e ka më familjen, gjuhën, shokët, fëmijërinë me vete, është në një botë tjetër. Fatkeqësisht jemi kombi ku më shumë se gjysma është jashtë e pakica në shtëpi. Shqiptarët s’jetojnë dot pa shqiptarët. Ne s’duhet të përcjellim prindërit tanë, e pse s’duhet të jetojmë me ta?! Sepse kanë vendosur një tufë maskarenjsh që të qeverisim?

Si mundet kryeministri të këtë mik Vuçiç, armikun e shqipatrëve të Kosovës e të mos ketë mik kryeministrin Kurti?! Jemi kombi më vital e energjik në botë. Pse s’janë të suskesshëm në shtëpinë e tyre, pse ka marrë rrugët e botës për t’u ushqyer? Gjëja më e bukur e këtij takimi sot, është se është takim natyral, i vërtetë e jo me ministra e deputetë që vijnë nga Tirana. Është takim i lirë, që iu ka sjellë shpirti i lirë.

Rruga dhe vështirësia e një emigranti është më e madhja, më e paimagjinueshmja. Ju të gjithë së bashku, kemi një mision jetik. Kemi vetëm Shqipërinë, ajo sot është në udhëkryqin më të madh. Mbuloj qarkun e Elbasanit, vendi i profesorëve e gjuhës shqipe, kontrollohet nga disa banditë ordinerë, s’janë ata po është Rama. Berati, Durrësi, Shkodra, e gjithë Shqipëria të kontrolllohet nga askushi?! Duhet të jeni ju.

Ju lutem regjistrohuni, qëllimisht kanë lënë kohë të shkurtër, të gjithë regjistrohuni që vota të jetë efikase. Ne jemi shumë, sa më në vështirësi të jenë këta njerëz të dëmshëm të kombit tonë, aq më agresivë e hileqarë do bëhen. Ne jemi partia e njerëzve të lirë, të vërtetë, s’jemi partia e Aranit Çelës që ekzekutonte njerëz. Ne si PD, po të mobilizohemi të gjithë, çajmë malet.”, tha Alizoti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit