Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi së bashku me ish kryetarin e bashkisë Shëngjin Salvador Kaçaj zhvilluan një takim me shqiptarët në Athinë. Boçi shprehet se pjesëmarrja ishte impresionuese, me të rinj dhe të reja, emigrantë të hershëm dhe të kohëve të fundit.
“Pjesëmarrja ishte impresionuese, me të rinj dhe të reja, emigrantë të hershëm dhe të kohëve të fundit. Ajo që i bashkonte ishte shpresa për atdheun e tyre. Të paduruar për të votuar dhe për të bërë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit!
Mirënjohje e pakufijshme për mikpritjen që na bëtë!”, shprehet Boçi.