Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një operacion mbrëmjen e djeshme ku ka goditur një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike.
Nga operacioni u ekzekutuan urdhër-arreste për 9 persona të grupmoshave 30-40 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre janë sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar të tjera lidhje të mundshme të grupit dhe për të ndaluar individë të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.