Ditën e sotme ka hyrë në fuqi marrëveshja për armëpushim në Gaza. Papa Françesku ka përshëndetur ndalimin eluftimeve në Rripin e Gazës pas marrëveshjes për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.
Papa shprehet se autoritetet politike të të dy palëve mund të arrijnë një dialog për pajtim dhe paqe.
“Është njoftuar se armëpushimi i Gazës do të hyjë në fuqi të dielën. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ndërmjetësuesit. Është një punë e mirë të ndërmjetësosh, që të arrihet paqja. Falënderoj ndërmjetësit dhe të gjitha palët e përfshira në rezultat të rëndësishëm. Unë shpresoj se do të respektohet nga palët dhe se të gjithë pengjet më në fund do të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi për të përqafuar të dashurit e tyre. Unë gjithashtu shpresoj se ndihma humanitare do të arrijë tek njerëzit e Gazës, të cilët kanë nevojë kaq urgjente. Si izraelitët ashtu edhe palestinezët kanë nevojë për shenja të qarta shprese. Shpresoj që autoritetet politike e të dyja palëve, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, mund të arrijë zgjidhjen e duhur për të dy shtetet. Shpresoj që të gjithë mund të thonë po për dialogun, po për pajtimin, po për paqen. Dhe ne lutemi për atë, për dialog, pajtim dhe paqe”, tha Papa Françesku.