Ndeshja e Kategorisë Superiore mes Dimanos dhe Elbasanit është shoqëruar me tensione dhe dhunë mes dy tifozerive.
Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt dhe raportohet edhe për një tifoz të lënduar.
Gjithashtu policia ka identifikuar personat e përfshirë në përplasjet e dhunshme në stadium.
Përplasja mes tifozëve nisi në pjesën e dytë pas golit të dytë të shënuar nga Dinamo.