Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social shprehet se ka ardhur koha për qendrën e parë turistike të skive në Shqipëri.
Rama thekson se ky projekt do të fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive si dhe do të zhvillojë më shumë ekonominë.
“Tani i ka ardhur radha qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën europiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri me shumë kuaj fuqi në ekonominë e të gjithë këtij qarku ku lidhjet e rilindura rrugore me Kolonjën e Përmetin kanë sjellë një vlerë të shtuar në paketën e bukur turistike të kësaj zone. Mirë e më mirë dhe më e mira është e gjitha përpara për Korçën e të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
Kryeministri shprehet se Korça ka ndryshuar tërësisht përs ai përket turizmit dhe tani vizitohet çdo fundjavë nga turistë të huaj.
“Korça bre Korça, këtë dimër si asnjë dimër 160 e kusur bujtina njëra më e bukur se tjetra, plot e përplot çdo fundjavë, rreth gjysmë milionë vizitorë e turistë që kalojnë të paktën një natë në Parisin e vogël gjatë vitit. Një dekadë më parë mezi i kalonin 50 mijë ne vit dhe nuk kishte këmbë të huaji. Ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta dhe mezi mbanin veten”, tha Rama.