Deputeti demokrat Dashnor Sula së bashku me sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, drejtuesi politik Tomorr Alizoti, Bledi Himçi ndodheshin në takim me shqiptarët në Brescia të Italisë.
Sula u shpreh se Shqipëria është kthyer në një kënetë dhe mund ta shpëtojë vetëm vota e pastër e shqiptarëve emigrantë. Ai theksoi se Edi Rama ka intimiduar për të vjedhur votën shqiptarëve për të deformuar rezultatin.
“Edi Rama ka bërë atë që ka intimiduar, dhunuar ja ka vjedhur shpirtin, votën shqiptarëve. Ai e ka të pamundur të ju intimidojë ju, të ju blejë votën, ta deformojë rezultatin dhe shpëtimi i shqipërisë janë bashkëatdhetarët në të gjithë diasporën.
Miq, vëllezër jemi ne që jetojmë në shqipëri në një udhëkryq. Vetëm kur vini ju shqipëria gumëzhin, ka më shumë lëvizje mbushen rrugën dhe ditët e tjera shqipëria lënogn. Lëngo sepse Edi Rama, më besoni nuk jam ekstremist por besoj cka them, Rama po na merr shpirtin. Atë që nuk ja bënë pushtuesit, na e ka bërë Edi Rama brenda 10 vitesh duke na larguar 1 milion shqiptarë. Kjo është e tmerrshme. Jeni shpresa e fundin për shqipërinë, nëse ju sillni lumin me vota do të sillni rrotacionin në politikë.”, tha Sula.