-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha takon Grenell: Vëmendja ndaj Ballkanit është shumë e rëndësishme

Kryesoret

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump ka takuar të dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell.

“Kënaqësi të bisedoja me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell, gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump. Për shqiptarët, SHBA-të mbeten aleati dhe partneri ynë strategjik. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit me to është një prioritet madhor.

Vëmendja amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të tendencave të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, e cila përdor aleatët e saj në Serbi dhe Republika Srpska, por edhe aktorë të caktuar politikë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Jam i bindur se Presidenti Trump dhe ekipi i tij do të mbështesin vendosmërisht prioritetet tona kombëtare, duke përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve në institucionet euro-atlantike” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit