-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump drejt Kinës, presion Iranit: Bëj gjënë e duhur ose ta përfundojmë ne punën!

Kryesoret

Donald Trump është nisur drejt Kinës për një takim me presidentin Xi Jinping, ndërsa ka dhënë një sërë deklaratash të forta për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë Iranin, Kinën dhe situatën ndërkombëtare.

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë “dy superfuqitë e botës”, duke e shoqëruar këtë deklaratë me tone pozitive për marrëdhëniet me Pekinin, në prag të vizitës së tij.

Megjithatë, Trump u ndal edhe te Irani, duke deklaruar se “udhëheqësit e Teheranit ose do të bëjnë gjënë e duhur, ose ne do ta përfundojmë punën”.

Ai shtoi se SHBA-të “e kanë Iranin nën kontroll të plotë” dhe paralajmëroi se “ose do të arrihet një marrëveshje, ose ata do të shkatërrohen”.

“Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, theksoi ai, duke shtuar se palët “kanë rënë dakord për këtë”, por sipas tij realiteti nuk përputhet ende me atë që është komunikuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit